Skip to content
Sport

Video bëhet virale, trupoja gëzon pa masë një fëmijë, fans ‘i çmendur’ i Messit

· 1 min lexim

Fansat e ikonës së sportit, Lionel Messi janë të shumtë dhe sigurisht kërkesat e tifozëve për ta takuar atë gjatë ndeshjeve janë të shumta.

Së fundmi, roja personale e Lionel Messit u tregua i mirëkuptueshëm dhe e lejoi një fëmijë, fans i Messit, që të takontë ketë të fundit.

Pasi shpresat e Miami për të arritur në “play-off” të MLS përfunduan, pas një humbje 1-0 në shtëpi ndaj Cincinnati, një fëmijë u pa duke vrapuar në fushë në ‘DRV PNK Stadium’ në një përpjekje për t’iu afruar heroit të tij, Leo Messi.

Sigurisht truproja e yllit argjentinas reagoi shpejt dhe e ndaloi djalin, duke e kapur para se të prekte “Pleshtin”. Megjithatë, siç shihet në videon, që është bërë virale, truproja i egër, i cili u zgjodh personalisht nga David Beckham për të mbrojtur Messin, më pas siç e shohim, edhe në ato momente kujdeset që lëvizjet e të voglit të jenë të kontrolluara.  Përdoruesit në rrjetet sociale lavdëruan truprojën për aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe mënyrën e dhembshur që e trajtoi situatën.

Shikoni videon: