Skip to content
Kronikë

Riaktivizohet zjarri që përfshiu pallatin 10 katësh në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

· 1 min lexim

Zjarri që përfshiu në mesditë një pallat te rruga e Kavajës në Tiranë është riaktivizuar sërish.  Theksojmë që zjarri fillimisht ka rënë në ballkonin e një banese në katin e fundit të një pallati.  Ndërkohë që zjarrfikësit vazhdojnë ende luftën me flakët. Deri në këto momente të gjithë banorët e pallatit ku ka rënë zjarri, dhe banorët e pallatit ngjitur janë evakuuar.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por sipas informacioneve paraprake dyshohet një shkëndijë elektrike në katin e nëntë.