Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare ku në foksus të diskutimeve është arrestimi për korrupsion i sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.
Deputeti i Partisë Demokratike në fjalën e tij ka shënjestruar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliur, duke i kërkuar asaj që të japë dorëheqjen. Sipas tij rasti i kapur flagrant i korrupsionit nukë është i izoluar ashtu sikurse qeveria pretendon që ta tregojë. Bardhi theksoi që korrupsioni vjen nga lart, madje e krahason me shprehjen popullore “peshku qelbet nga koka”.
“Këto ditë mësuam se qeveria ka rritur tarifën e korrupsionit, ka shkuar 40%. Kryeministri njihej si MR.10%. Sot kemi një kryeministër me një etje të pakufijshme për pushtet. Duan të besojnë se është një rast i izoluar. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Aty ku ka vullnet, presioni ushtrohet me të vërtetë. Merrni rastin e Moldavisë, atje po ushtrohet luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Shqipëria në fakt është vite dritë ndaj Moldavisë. Edi Rama nuk ka bërë asgjë për të luftuar korrupsionit. Cili nga ju sot do të dalë që tarifa e korrupsionit nuk është 40%? Na mjafton ne ky rast i SPAK, ndaj në vend që ta sulmojmë duhet ta inkurajojmë. S’ka asnjë shpresë që diçka në këtë vend të ndryshojë për mirë. Korrupsioni është problem kyç dhe duan që kjo të ndryshojë. Çfarë vlere ka rritja e pagave kur korrupsioni mbizotëron? Mos harroni nga 10% kur e mori për herë të parë pushtetin, e çoi në 40%. Korrupsioni na ndalon që të begatohemi. E shoh që nuk po rrini rehat në karriget tuaja, ju e ndihmoni drejtësinë duke rrëfyer rastet në kabintetet tuaja. Zonja ministre si ka mundësi që heshtët për rastin e korrupsionit të zëvendëses tuaj. Do ishte në nderin tuaj të jepni dorëheqjen e të tregoni me fakte që nuk jeni bërë pis. E humbët këtë shans,”-tha Gazment Bardhi.