Teksa ndodhemi në fillim të sezonit turistik të verës, duket se disa bashki të vendit janë mobilizuar madje edhe shpërthyer në Kritika ndaj operatorëve turistikë.
Pasi arriti të marrë drejtimin e Bashkisë Lezhë edhe për një mandat të dytë, Pjerin Ndreu është treguar i ashpër me operatoret turistik në prag të nisjes se sezonit.
Ndreu u shpreh i zhgënjyer për pjesëmarrjen e ulët, teksa u “braktis” nga pjesa dërrmuese e bizneseve në Shëngjin.
Teksa mbajti një fjalim të tejzgjatur kryebashkiaku Ndreu kërcenoi me mbyllje të aktivitetit për ata biznese që nuk mbajnë pastër plazhet dhe me gjoba për ata që nuk paguajnë taksen e dhomes.
Kreu i bashkisë i anashkaloi të gjitha problematikat që do të përballen pushuesit këtë vit, por ishin operatorët turistik ata të cilet i kërkuan zgjidhje kryesisht për motorët e ujit që rrezikojne jeten e pushuesve , menaxhimin më të mirë të trafikut dhe konkurrences se pa drejte.
Operatorët turistikë kërkojne më shumë perkrahje nga shteti kryesisht përsa i përket infrastruktures,ndërsa një problem i madh për ta do të jetë edhe mungesa e krahut të punës, ku shumë prej tyre nuk kanë plotësuar ende as 50 përqind.