Kryeministri, Edi Rama, ditën e sotme ka qënë i pranishëm në Ishull-Lezhë, në kuadër të prezantimit për Festat Lokale të 2019 në këtë zonë.
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer edhe ironitë therëse për protestat e opozitës.
Nga Ishull Lezhë kryeministri ishte prezent, për çeljen e sezonit turistik e ndër të tjera u shpreh se tashmë që skenografia e protestave është aq e mirëorganizuar mund të përfshihet në kalendarin turistik, por turistët duhet të marrin përsipër riskun që të numërohen si protestues.
Rama tha:
“Mund të ofrojmë edhe protesta si atraksione turistike. Mund të jetë një nga atraksionet turistike, duke qenë se janë me orare me stacione, me gjithë skenografinë e përgatitur si shfaqeje për të impresionuar të gjitha publikun nga ekrani. Mund të përfshihen në kalendarin turistik që turistët të ndjekin një protestë, duke marrë përsipër riskun që të numërohen si protestues.
Një vlerë e shtuar është përpjekja e qeverisë për të bërë punën që duhet për të kthyer një themel të humbur që solli harresa e pas luftës, duke ndërtuar kalendarin e aktiviteteve kulturoe arstistike si pjesë integrale. Shqipëria është një vend me det plazhe e male, por çdo ditë e më shumë po e kuptjmë se historia e suksesit në turizmit është shumë më tepër se kaq. Lidhet me historinë, zakonet, elemente që janë mbivendosur trupit si veshje si xhevahire dhe që janë një arsye shumë e fortë për ta eksploruar këtë trup. Ne e nisëm vjet me një lloj droje sepse ishte një punë që nuk e njihnim por duke parë dhe mësuar nga të tjerët dhe duke e kuptuar ishte një domosdoshmëri, e filluam dhe përfituam. Këtë vit vazhdojmë me shpresën e reflektimit dhe dëshirën të kalojë mesazhi tek të tjerët, sipërmarrësit se ky është një kalendar që duhet të jetë sinteza e aktiviteteve. Qeveria dhe ministritë nuk duhet të tërhiqen nga pjesmarrja në këtë mori aktivitetesh për të garantuar mbështetjen. Por pasurimi i këtij kalendari me aktivitete të vetëorganizuara, kanë zgjedhur ta prezantojnë këtë kalendarë në klubin e gjuetarëve në Lezhë. Kjo shërben për promovimin e klubit dhe është i pari klub i krijuar në Shqipëri në vitete 30, pranë zonës së parë të mbrojtur me ligj, ktu ku jemi. Kjo është një harmonizmi mes natyrës dhe nevojën për të krijuar një pik takimi në këto zona. Numrat vijnë në rritje dhe shifrat janë inkurajuese. ‘Shtrigat’ që sjellin turistët tregojën se turistët e ardhur nga vendet nordike rritet deri në 40%. Në Muaj Mars patëm 10% më shumë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri dhe në Prill po 10% më shumë. Siç na dhatë të drejtë shifrat për turizmin dhe për faktin se nxitja është komplekse ashtu jam i bindur për kohën e vlerën e shtuar në rritjen e numrit të tursitëve.”