Shqipëria voton! Kandidati për Këshillin Bashkiak në Durrës thyen ligjin (FOTO)

Teksa Shqipëria po voton në të gjithë vendin, procesi zgjedhor në Durrës po vijon me problematika.
Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, në brendësi të tyre është vënë re dhe prania e personave që nuk duhet të qëndronin. Një prej tyre është Hekuran Markola, kandidat i PS për këshillin Bashkiak i cili nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.

Theksoojmë se 3.75% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 9:00. Nga 5.213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2.753 qendra. 73.947 zgjedhës kanë votuar nga 1.974.061 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara, bën me dije KQZ-ja. Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme. Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin tone.