Skip to content
Të Gjitha

Shqipëria voton! Kandidati për Këshillin Bashkiak në Durrës thyen ligjin (FOTO)

· 2 min lexim

Teksa Shqipëria po voton në të gjithë vendin, procesi zgjedhor në Durrës po vijon me problematika.

Përveç grumbullimeve jashtë Qendrave të Votimit dhe problemeve me pajisjet e identifikimit elektronik, në brendësi të tyre është vënë re dhe prania e personave që nuk duhet të qëndronin.  Një prej tyre është Hekuran Markola, kandidat i PS për këshillin Bashkiak i cili nuk largohet nga Qendra e Votimit, duke thyer kështu ligjin, pasi prania e kandidatëve nuk është e lejuar.

Theksoojmë se 3.75% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 9:00.  Nga 5.213 qendra votimi në total, raportimet vijnë nga 2.753 qendra.  73.947 zgjedhës kanë votuar nga 1.974.061 zgjedhës në listat e qendrave të votimit të raportuara, bën me dije KQZ-ja.  Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.  Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin tone.