Kryeministri Edi Rama ka deklarur këtë të mërkurë se muajin e ardhshëm, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre.
Sakaq ai premtoi edhe rritje pagash për disa sektorë të tjerë, ku shtoi se synohet që të arrihet në një pagë mesatare 900 euro në vitet në vijim.
Tashmë në prag të fushatës elektorale kryeministri Rama ka bërë shumë premtime, por nuk dihet ende nëse do mbesin vetëm pjesë e fushatës.
“Kemi në dorë një plan ambicioz dhe mjaftueshëm të arsyeshem për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen ne harkun e ketyre dy viteve, në nivelin e lartë të rajonit.Dhe faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eruosh. Që do të thote se jemi në kushtet një mundesie të re, mundësi që do e shfrytzojmë makismalisht në të mirë të njerëzve. Pas rritjes së pagës minimale mund të shkojmë drejt pagës mesatare. Do të kemi një rritje se shpejti për një pjesë , detajet di ti diskutojme pas aktit të miratimit që do të vij ne 15 ditet e arshdhem dhe do te publikojme edhe planin e plote. Do ti qëndrojmë zotimit për rritjen e pagës së mjekëve dhe infermiereve me 7 % këtë vit, ndërkohë atyr specilaiste iu rrit me 50 mijë leke të reja cdo muaj.
E dyta: Jemi sot në kushtet kur mund tju themi edhe pensionisteve se zotimi për të shpërndare drejt tyre taklsen e jashtëzakonshme që vume mbi eksportusit e medhenj te energjise, sot nuk kemi vetem zotimin e eprgjithshem por edhe ionformimin konkret se për pensionistet do te kete 5 mijë lekje të reja që do shkoijnë në drejtim të tyre bashkë me pensionet e tyre herën e ardhshme”, tha Rama.