Me datë 28 janar, në ditëlindjen e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, Ben Blushi publikoi në rrjetet e tij sociale një intervistë të pazakontë. Blushi zgjodhi që një bisedë normale mes tij, shkrimtarit Isamil Kadare dhe botueses Alda Bardhyli ta përcjelltë tek audienca në formën e një interviste. Ndërkohë që ka reaguar ashpër vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare që shprehet se nuk e konsideron aspak të përshtatshme që një bisdedë private që është zhvilluar rastësisht ta shndërrojë në një intervistë dhe aq më tepër ta publikojë. Sipas saj ky gjest konsiderohet si shfytëzim i figurës së Kadaresë, dhe se babai i saj në asnjë moment nuk ka dhënë intervistë për Ben Blushin. Nga ana e Besiana Kadaresë konfirmohet se Blushi e ka krijuar intervistën pa dijeninë e shkrimtarit.
DEKLARATA E PLOTË:
Duke qenë se plot miq e të njohur më kanë pyetur këto ditë nëse Kadareja vërtetë i ka dhënë një intervistë Ben Blushit, dua të sqaroj publikisht se Ben Blushi, në fakt, ka krijuar një intervistë, pa dijeninë e tim ati, bazuar në një bisedë të rëndomtë private që ka zhvilluar rastësisht në një kafene me Kadarenë dhe shoqëruesen e tij, A. Bardhyli.
Kohë më pas, Ben Blushi e ka publikuar bisedën në formë “interviste”, pa marre pëlqimin e bashkëbiseduesit, duke abuzuar kështu me besimin që iu akordua dhe me “kurajën” e çuditshme se po i zbulon publikut shqiptar sekrete të paditura. Një gjest ky sa imoral aq dhe i paligjshëm.
Fatkeqësisht është bërë praktikë tashmë që gjithfarë njerëzish shpresojnë të bëjnë publicitet, duke u përpjekur të shfrytëzojnë në forma të ndryshme figurën e Kadaresë dhe kontaktin me të. Duke pasur parasysh moshën e thyer të tim ati, çdo përpjekje e këtij lloji është vërtet mjerane.