Ditën e sotme kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për situatën e përmbytjeve të shkaktuar si pasojë e reshjeve në vendin tonë.
Meta shkruan në një status në Facebook se “Vjosa ka ardhur në Tiranë”, teksa ka publikuar edhe një video ku shihet sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ndërsa denoncon gjendjen problematike.
“Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave. Ndaj zgjidhja e vetme është: Ndryshim më çdo çmim”, shkruan Meta.
Situata në Qakun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve ende nuk ka një përmirësim për shkak të përmirësimit të motit gjatë ditës së sotme.
Gjithësi reshjet intensive të ditës së djeshme kanë bërë që niveli në lumin Drin dhe Liqen të rritet, ndërsa sipërfaqa e tokës nën ujë mbetet e pandryshuar, 1400 hektarë.
Gjithashtu ujësjellësi Oblika 1 është endë jashtë funksionet dhe në 15 banesa ka prezencë të ujit në oborre.
Njoftimi:
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.55 m ka rritje prej 5 cm me orën 18.00 të dates 23.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Sipërfaqja totale e permbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 te datës 23.01.2023
Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 75 cm, e pa ndryshuar me oren 18.00 e datës 23.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Ka prezencë uji në oborre ne 15 banesa të fshatit Obot
Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete te kalueshmërisë së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 10 cm, rruga është e kalueshme, ka ulje të nivelit prej 30 cm