Saimir Sula ndërroi jetë në spitalin ‘Hospital Del Mar’ në Barcelonë Spanjë dhe ka ardhur në Tiranë pa zemër. Mungesa e zemrës u konstatua pasi ai kishte ardhur në Shqipëri. Përtej dhimbjes, familjarët e Saimir Sulës janë ngritur në protest pasi dyshojnë se 31-vjeçari është përdorur për trafikim organesh. Ndërkohë që ditën e sotme familjarët e Saimir Sulës kanë një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi.
“Pretendohet që kjo zemra e derrit, e ruajtur në një spital në Barcelonë, ka qenë e sëmurë. Prendohet që ka pasur një sëmundje, ndaj thonë që është zemra e Saimirit. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se Saimiri ka qenë i sëmurë, por nuk ka qenë kuruar. Por dokumentet nuk gënjejnë. Kjo zemër ka vdekur më 22 prill, kur Saimiri ka qenë gjallë dhe nuk ka qenë fare në spital. Saimir ka ndërruar jetë më 9 maj. Pas dy vitesh, ata u kujtuan, autoritetet spanjolle që u kapën në shkelje, për trafik organesh dhe thanë ua ja ku e keni zemrën këtu. Kjo është një lojë për të arshivuar rastin dhe kjo gjë ndodhi. E arshivuan në qershor, ne e kemi hedhur në apel. Presim që Apeli të na e rikthejë dhe të na bëjë ADN-në. Zoti Manja këtu nuk na jep asnjë lloj shpjegimi, asnjëherë nuk ma përgjigjet. Duam që zemra të vijë në Shqipëri dhe ta bëjmë ADN-në këtu sepse duke qenë se atje u vra, u fsheh zemra e u trafikua, logjikisht mund edhe të falsifikohet AND-ja. Ku është zemra e Saimirit? Nuk ka investigim, nuk ka asnjë marrje në pyetje, asgjë”, deklaroi motra e Saimir Sulës ndër të tjera.