Skip to content
Kronikë

Tentoi të fustë drogë në burgun e Drenovës, polici i arrestuar “kyç” gojën

· 2 min lexim

Ditën e sotme një efektiv policie është kapur teksa po tentonte të fuste drogë në burgun e Drenovës në Korçë.  Nevis Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Ndërkohë që vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjell me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar.  Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.

Sasia e lëndës narkotike do t’i jepej një të burgosuri, por deri më tani i arrestuar nuk ka treguar se për cilin të burgosur bëhet fjalë.  Pritet sektori i antidrogës për të ta peshuar, dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.  Dyshohet se polici nuk e kishte për herë të parë këtë transport lëndësh narkotike, ndërsa po hetohet për bashkëpunëtorët e tij.