E vështirë për t’u besuar por e vërtetë. Bashkëshorti i Maegan Hall, një police ‘e padisiplinuar’ që u shkarkua për lidhje të shumëfishtë seksuale me disa oficerë në vendin e punës, thotë se “po përpiqet të shpëtojë martesën e tij” pas konfrontimit me gruan për tradhtinë, duke i dhënë mbështetjen e tij.
26 vjeçarja Maegan Hall, u shkarkua nga detyra me policinë e La Vergne, Tennessee, SHBA, pas marrëdhëniee seksuale me të paktën katër kolegë policë – duke përfshirë dhe seks oral në orarin e vendin e punës, teksa pretendonte se ishte një “martesë të hapur”.
Por bashkëshorti i saj Jedidiah Hall, tha se “nuk ishte njoftuar” për këtë ide dhe u konfrontua për tradhtinë me gruan e tij të katër viteve, u tha në hetimin e brendshëm të policisë.
Tashmë 28 vjeçari, roje parku natyror dhe bir pastori, thotë e kërkon të shpëtojë martesën e tij megjithë zbulimet për skandalin e tradhtive të shumëfishta të gruas së tij.
“Nuk e di sesi ai arrin ta bëjë, por qenka shumë i fortë, thotë se po përpiqet të shpëtojë martesën e tij, por unë nuk do t’ia kisha dalë”, tha eprori i Jedidiah, Chad Partin, për të përditshmen Daily Mail.
“Nuk e pranoj atë që ka ndodhur në policinë e La Vergne por ai vetë nuk ka shkelur ndonjë ligj, ai është në fakt viktimë, në punë e në disiplinë nuk ka të sharë.”
Ndërsa gruaja e skandalit dukej e patrazuar kësaj jave, edhe pse pak e habitur nga paparacët që e gjurmonin në fillim të javës.
“Nuk dua të diskutoj, dua vetëm të vazhdoj me jetën time,” tha ajo në komentet e para për mediat pas skandalit.
Jedidiah dhe e shoqja kanë qenë bashkë që prej universitetit, dhe janë martuar në nëntor 2018.
Në mars të vitit të shkuar çifti blenë shtëpinë e tyre të parë në Tennessee, pranë qytetit të Nashville.
Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes maniake Hall, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të publikuar më 28 dhjetor.
Dy oficerë të tjerë me të cilët ajo besohet se ka pasur marrëdhënie seksuale janë pezulluar pa rrogë.
Abuzimet kishin ndodhur në stacionin e policisë, në shtëpitë e oficerëve dhe një në një barkë, sipas raportimeve.
Aktet u zbuluan kur kryebashkiaku i La Vergne, Jason Cole mori informacione se Hall kishte shkuar me Magliocco në shtëpinë e tij teksa dhe gruaja e tij ishte aty, mes pretedimeve të tjera..
Kur u mor në pyetje Magliocco, pranoi se kishte qenë me Hall në “disa raste.”
Pas shkarkimeve të kësaj çështjeje, policia e La Vergne – me popullatë 39,000 – humbi rreth 12 përqind të forcës policore.
Zyrtarët e quanin sjelljen të papranueshme: “Prioriteti ynë është të rindërtojmë besimin e publikut”.