Skip to content
Politikë

Berisha nxjerr skandalin: Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një denoncim që i është dërguar nga ndjekësit.  Sipas denoncuesit, mësuesit ende nuk kanë marrë rrogat e muajit dhjetor.  Berisha shkruan në “Facebook”, se qeveria luan bixhoz me pagat e mësuesve.

Kreu i Partisë Demokratike kërkon dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën. Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Postimi i plotë i Sali Berishës në facebook:

Arsimtarët nuk kanë marrë rrogat e muajt dhjetor!

Me rrogat e tyre luhet bixhozi qeveritar. Vitin e Ri e festuan me para borxh ose nuk e festuan fare.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e mos dhënies së pagave nga Edi Rama mësueseve të vendit si dhe përdorimin fondit të pagave të tyre për interesa obskure qeveritare.

Kërkoj dhënien e menjëhershme të pagave mësuesve perfshirë këtu kamaten për vonesën.

Lexoni denoncimin e mesuesit dixhital.

Doktorr pershendetje! Shqetesim i madh eshte mos’hedhja e rrogave te mesuesve per muajin dhjetor. Te lutem ngrije tani si shqetesim se jam me ata tani dhe duhet patjeter te nderhysh.