Banorët e Bërzullës të prekur nga koncesioni Thumanë- Kashar kanë më shumë se 2 muaj që po protestojnë. Ata kërkojnë kompensim të tokës së tyrë që do të përdoret në funksion të projektit, sipas çmimeve të tregut.
Edhe pse kanë marrë përgjigje zyrtare nga Agjencia e zhvillimit të territorit se Firma Gener 2 nuk ka marrë leje ndërtimi, punimet nuk janë ndërprerë madje kanë përparuar shumë. Sipas banorëve firma ‘Gener 2’ , ushtron presion ndaj banorëve në mënyra të ndryshme. Banorët janë të vendosur se nuk do të lejojnë që punimet të vazhdojnë në tokat e tyre. Në Bërxullë projekti prek 30 ha tokë dhe 20 banesa.
“Unë punoja te Gener 2 dhe më hoqi nga puna ngaqë dola në protestë për pronën time”- shprehet një banor për “Top Channel” Këtë të diel banorët e zhvendosën protestën pak më larg tokave të tyre, aty ku vazhdojnë punimet.
“Jemi zhvendosur për të parë më qartë si zhvillohen punimet e Gener dy pa asnjë lloj lejeje”. “Nuk dalin banorët këtu, ky është pazar që bëjnë qeveritarër me rrugët, me pronarë të firmës” “Çdo firmë, nëse kapet në territor pa një leje ndërtimi, ligji e thotë t’i pezullohet licenca, kurse firma Gener 2 vazhdon punimet këtu qetë”- shprehen banorët për “Top Channel” Duhet theksuar se përveç pushtetit vendor dhe atij qendror, këta banorë janë braktisur edhe nga institucioni që duhet ti përkrahë ata.
“Avokati Popullit, duhet të na përfaqësojë në protestë. Ka dy muaj që ka marrë shkresën tonë dhe nuk na ka dhënë asnjë përgjigje“-shprehen banorët.