Edhe dita e sotme ka nisur me një aksident të rëndë, ku një person ka humbur jetën pasi një automjet ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20 në segmentin rrugor ku është duke u punuar për Bypas-in e Tepelenës.
Në timon ka qenë 50-vjeçari, Y.R i cili ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe drejtuesi ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
“Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R”, njofton policia.