Skip to content
Bota

Tragjike, 4 refugjatë digjen të gjallë në një aksident

· 1 min lexim

Një tjetër aksident i rëndë dhe i frikshëm njëkohësisht,  ndodhi në rrugën nacionale Egnatia, ku mësohet se 4 refugjatë u dogjën të gjallë.

Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe thuhet se makina që po ecte me shpejtësi u përplas me një maune të rrëzuar pak më pare po në të njëjtën rrugë, në veri të Greqisë, duke shkaktuar kështu djegien e 4 personave që ishin brenda në makinë.
Zjarrëfikësit dhe shërbimet e emergjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe vazhdojnë hetimet për aksidentin e ndodhur.