Mbrëmjen e sotme, në Gjormë të Kurbinit ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Bëhet e ditur se Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit. Pas konflikteve me fjale, situata është përshkallëzuar kur Met Lika ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur. Ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Met Likën.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Gjormë, Kurbin, rreth orës 20:15, shtetasi M. L., 41 vjeç, banues po në këtë fshat, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, me bashkëfshatarin e tij, shtetasin R. T. 53 vjeç, e ka plagosur me armë zjarri 53-vjeçarin, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi M. L.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentinin ligjor të saj.