Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kurti tregon masat e domosdoshme për të përballuar importin e energjisë

16:27 24/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se reduktimet e rrymës dhe remonti në termocentrale, janë masa të domosdoshme për të përballuar importin e energjisë në muajt e dimrit.

Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me gazetarët në Prishtinë.

“Në ditën kur kanë filluar reduktimet, konsumi i energjisë ka qenë 240 megavat në orë, më shumë sesa prodhimi. Pra, konsumin e kemi pasur për 240 megavat orë më shumë sesa gjenerimi. Çmimi në HUPX (Berzën hungareze të Energjisë) ka qenë rreth 430 euro për megavat orë. Importi është shumë i kushtueshëm dhe pa këto masa është i papërballueshëm në dimër”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, bashkëpunimi i shtuar me Shqipërinë për energjinë, ka ardhur për shkak të remontit në bllokun B2 të termocentralit Kosova B, dhe për shkak se blloku A5 në termocentralin Kosova A, nuk ka punuar.

Pavarësisht bashkëpunimit, ai ka thënë se reduktimet vetëm janë zbutur, sepse sasia e energjisë që bartet nga Shqipëria “nuk e plotëson në tërësi mungesën tonë për shkak se edhe vetë Shqipëria nuk po prodhon sa duhet për nevojat e veta”.

Kryeministri ka thënë se Ministria e Ekonomisë është duke punuar në një listë masash për efiçencë të energjisë dhe ngrohje, që synim do ta kenë lehtësimin e situatës gjatë dimrit, sidomos për familjet në nevojë.

Sipas Kurtit, luftimi i vjedhjes së energjisë dhe kursimi i saj do të jenë pika kritike në tejkalimin e krizës këtë dimër.

“Ne do të bëjmë maksimumin për luftimin e vjedhjeve që po na kushtojnë dyfish për shkak të çmimit të lartë të energjisë”.

Sipas Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), për shkak të vjedhjes së rrymës, deri në 40 konsumatorë shkyçen brenda një dite nga rrjeti i elektrik.

Ministria e Ekonomisë ka thënë se kostoja e vjedhjes së energjisë elektrike vitin e kaluar ka qenë 110 milionë euro, ndërkaq këtë vit parashihet që të arrijë në vlerë të 99 milionë eurove.

Për punën e reduktimeve të rrymës ka pasur deklarata kundërthënëse.

Fillimisht, Kompania Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime nga 15 gushti.

Ministria e Ekonomisë më vonë ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë, për shkak të një marrëveshjeje me Shqipërinë.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar dimër të vështirë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.

Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore. REL

Të lidhura

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik
Aktualitet

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

Për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash...

11:26 17/06/2025
Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe
Aktualitet

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Procesi i rinumërimit të një pjese të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës nisi këtë të martë, në...

11:19 17/06/2025
Para
Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend! Bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

Policia e Shtetit prezanton masat për sezonin turistik

11:26 17/06/2025
Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

Nis procesi i rinumërimit të votave për katër qarqe

11:19 17/06/2025
Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

Matura Shtetërore/ Pas 30 minutash provim, del teza e Matematikës

11:11 17/06/2025
Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

Martin Cani u vra në shkollë, mësuesja kujdestare refuzon të flasë

10:29 17/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.