Një ngjarje e rëndë që mund të ishte shndërruar edhe në tragjedi ka ndodhur në një pishinë në Linzë. Bëhet e ditur se një 25-vjeçare ka rrezikuar të mbytet në pishinë teksa ishte duke notuar. E reja ishte e shoqëruar nga 33-vjeçari, i cili nuk i dha asaj ndihmën e parë, ndërkohë që ajo po luftonte më vdekjen.
Bëhet e ditur nga “ABC News” se ngjarja ka ndodhur në “Markatën e Peshkut” në Linzë, administrator i së cilës është Ylli Hidri.
Në momentin që 25-vjeçarja ka rrezikuar të mbytet në ambientet e pishinës nuk ka qenë asnjë anëtar i stafit apo përgjegjës i pishinës për t’i ardhur në ndihmë, raporton “ABC News”. Për rrjedhojë është proceduar penalisht administratori Ylli Hidri. Ky i fundit akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Hidri nuk ka caktuar përgjegjës për pishinën. Në një njoftim mbi ngjarjen Policia e Shtetit bëri të ditur se administrator është shpallur në kërkim.
Njoftimi i Plotë i Policisë së Shtetit:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.
Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.