Skip to content
Të Gjitha

Aksidenti tragjik në Milot! Trafikndarësja ndan në dysh makinën e të rinjve, dalin pamjet

· 2 min lexim

Mëngjesi i sotëm është përgjakur nga një aksident i rëndë i ndodhur në aksin “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik.

Si pasojë kanë humbur jetën Denis Gjeta dhe Marius Çeça  të cilët ishin pasagjerë në mjetin e 35-vjeçarit Marsel Busho që mbeti i plagosur, pasi makina humbi kontrollin dhe u përplas me mbrojtëset metalike anësore të rrugës..

Ndërkohë që janë publikuar nga “Ballkan Web” pamjet nga aksidenti tragjik.

Kujtojmë që Busho ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Mirditë / Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.