Policia e Tiranës ka vënën në pranga 2 persona, përkatësisht shtetasit me iniciale – A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç. Personave iu gjet rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Packed”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Me rreth 750 gramë kokainë në çantë, të gatshme për ta shitur në kryeqytet, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen lënda e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 aparate celulare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduara “Packed”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Në rrugën “5 Maji”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit A. (M). B. dhe I. R. Gjatë kontrollit të çantës së paketimit që mbante me vete shtetasi I. R., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 750 gramë.
Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.