Skip to content
Kronikë

Aksidenti në autostradën Morinë-Kukës, shoferi ndërron jetë rrugës për në spital

· 2 min lexim

Ditën e djeshme një aksident i rëndë u regjistrua në autostradën Morinë- Kukës, teksa mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë që një ditë më pas bëhet me dije se shoferi me iniciale I.M ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Vlen të përmendim se viktima e aksidentit, 40-vjeçari I.M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafik-ndarësen.  Ndërsa mësohet se pasagjerja, bashkëshortja e vikitmës, A. M., 36 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.