Skip to content
Të Gjitha

Atentati në Milot! Deputeti i PD-së: S’mund të kemi një vend europian me siguri primitive

· 2 min lexim

Mbrëmjen e djeshme Miloti është tronditur nga të shtënat me armë
Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë qëlluar me breshëri automatiku.

Ndërkohë që ka ardhur një reagim i fortë nga deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, i cili konstaton se vendi i i shqiponjave është shndërruar në vendin e kallashnikovit.   Sula se nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.

 POSTIMI I PLOTË:

Vendi i shqiponjave fatkeqësisht është shndërruar në vendin e kallashnikovit.

Lipset një aleancë e gjerë me qytetarët e për qytetaret ku institucionet të vendosen para përgjegjësisë për të bërë detyrën e tyre. Ky vend nuk është Palermo e dekadës së frikshme, por një shtet që çeli negociatat. Nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe.

Mjafton të shikosh kronikat e lajmeve për të kuptuar se përveç eksodit dhe pandemisë, shqiptarët po i asimilon mungesa e sigurisë në vend.

I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.

Nuk ka pushim me rrugë të përgjakura dhe vatra të përgjakura!