Dita e sotme shënon një ngjarje historike për vendin tonë, pasi më në fund janë hapur negociatat e integrimit me Bashkimin Europian.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i ulur në tryezën e nogociatave deklaron se qeveria shkatërroi pallatin e vjetër të drejtësisë dhe si pasojë reforma gjeti zbatim. Sipas Ramës këto vite kanë qenë shumë sfiduese dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh. Për mjaft kohë ne luftuam kundër besimit se nuk do ndodhte fare. Megjithatë, të hiqnim dorë nuk na ka shkuar kurrë në mendje. Ne në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka, por ka një besim që i mbijeton mosmarrëveshjeve tona, nuk ka rrugë tjetër veç BE-së është ëndrra jonë, është fati ynë. Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori që nuk i kemi zgjedhur. Europa është e para herë që kishim një zgjedhje të lirë. Besojmë në këtë hapësirë lirie, paqe dhe sigurie. Por edhe sepse frymëzon një mënyrë tjetër të të menduarit për përkatësinë në rajonin tonë. Europa me vlerat dhe standardet e saj, është ajo që e bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan paqeje dhe sigurie. Ne e dimë që ajo që kemi arritur deri tani është vetëm fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë për të qenë këtu sot nuk ka qenë e lehtë. Ne vazhduam të ecnim, duke mos e humbur besimin, edhe kur u përballëm me dhimbjen e fundit të shuplakës së padrejtë në fytyrë.
BE ka qenë gjithmonë më shumë sesa afate apo shkresa. Kërkimi ynë për Europën do ishte kthyer në një punë jo frymëzuese, nëse kjo nuk ndodhi është se integrimi ynë në Europë është një çështje për jetë a vdekje. Kjo është arsyeja, edhe pse e shtymë padrejtësisht për 3 vite me radhë.
Reforma në Drejtësi kaloi në fazën e zbatimit. Këto vite kanë qenë shumë sfiduese dhe na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e vjetër të drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja. Nëse vetëm pak vite më parë do pyesnit dikë në Shqipëri nëse do të kishin menduar se do ishte një politikan pas hekurave, do kishte qeshur me ju. Tani është më ndryshe, as paratë nuk mund tu mbrojnë më.
Unë qëndroj këtu sot si lider i një maxhorance të zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga Drejtësia. Shumë hije të së shkuarës vazhdojnë. Kaq të etur për të vazhduar luftën tonë në një nivel tjetër” deklaroi në fjalën e tij kryeministri Edi Rama.