Dita e sotme shënon një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sot po mbahet konferenca Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Shqipëria nis sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, ditë kjo historike pas 16 viteve nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt BE-së dhe 8 viteve nga marrja e statusit të vendit kandidat.
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u ul përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.
Ndërkohë që ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka uruar Shqipërinë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me tryezën e Bashkimit Europian.
Në një reagim në Twitter, Soreca e quan moment historik ditën e sotme për Shqipërinë, e cila është në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
“Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është s ë bashku!”- shkruan Soreca në Twitter