Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit Tamim bin Hamad Al Thani.
Ai u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, në një ceremoni të posaçme zyrtare.
Në këtë takim morën pjesë edhe personalitetet të larta të vendeve të ndryshme të botës.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.
Si prioritet i këtij takimi ishte gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjelltë.