Skip to content
Të Gjitha

Rama takon Emirin e Katarit: Prioritet zhvillimin në turizëm dhe infrastrukturë

· 1 min lexim

Kryeministri, Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit Tamim bin Hamad Al Thani.

Ai u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, në një ceremoni të posaçme zyrtare.

Në këtë takim morën pjesë  edhe personalitetet të larta të vendeve të ndryshme të botës.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë.

Si prioritet i këtij takimi ishte gjithashtu, zhvillimi i  turizmit dhe i tregtisë së ndërsjelltë.