Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Mbytja e Anri Kashikut në Durrës, policia i del në mbrojtje rojës bregdetare

13:47 15/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ndodhi në plazhin e quajtur Bishti i Palloit në Durrës.  Anri Kashiku u kthye në hero, që u sakrifikua mes dallgëve për të shpëtuar të gjallë dy të mitur; vëllain dhe shokun e tij, të dy 15 vjeç.

Ndërkohë që Policia e Durrësit ka reaguar sërish për ngjarjen tragjike të ndodhur ditën e djeshme.

Në njoftimin e policisë theksohet se pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, ndërkohë që 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë dot, pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.

Sipas policisë, “roja bregdetare, shtetasi I. Sh., e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Sektorin Rinia, Durrës, ku humbi jetën shtetasi A. K., 18 vjec, i cili u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur dhe vëllain e tij, sqarojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ka rezultuar se roja bregdetare, shtetasi I. Sh. e kishte vendosur sipas rregullores flamurin e kuq, shenjën paralajmëruese për të mos u futur në det, pasi dallgëzimi ishte i lartë.

Pavarësisht kësaj, fëmijët janë futur në det, duke rrezikuar jetët e tyre.

Pas disa minutash, të miturit i kanë kërkuar ndihmë një shtetasi që po lundronte me një varkë me pedale, afër tyre.

Për të ndihmuar fëmijët, në det janë futur edhe roja bregdetare dhe shtetasi A. K., vëllai i njërit prej të miturve.

Pas ndihmës së dhënë, fëmijët janë nxjerrë në breg, nderkohe qe 18-vjeçari A. K. nuk ka mundur të dalë dot pasi është mbytur për shkak të dallgëve të larta.

Nga ana e punonjësve të Policisë të DVP Durrës dhe DVKM Durrës është ndërhyrë menjëherë dhe pas rreth 50 minutash është gjetur dhe nxjerrë nga uji, trupi i pajetë i shtetasit A. K.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të tjera

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat
Aktualitet

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka reaguar pas anulimit të interpelancës së tij në Parlament lidhur me fondet e...

19:21 24/04/2026
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici
Aktualitet

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues motori ka...

12:49 24/04/2026
Para
Heroi Anri Kashiku përcillet pasdite në banesën e fundit, çfarë thonë të afërmit

Heroi Anri Kashiku përcillet pasdite në banesën e fundit, çfarë thonë të afërmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

“33 mln euro IPARD përfunduan në hotele e vila”, deputeti Kapri publikon emrat

19:21 24/04/2026
Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

Aksident fatal në Kombinat, humb jetën 61-vjeçari, plagoset polici

12:49 24/04/2026
Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

Bllokohet aplikimi për kredi të buta: e-Albania jashtë funksionit, qytetarët rrezikojnë të humbasin afatin dhe të drejtën e strehimit

11:00 24/04/2026
Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

Humbja e Rexhep Qosjes, Kosova shpall ditë zie shtetërore të premten

16:08 23/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.