Ditën e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë.
Bëhet me dije se një 17-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 15.07.2022, gjatë natës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së pushimit, një shtetase 17 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
17-vjeçarja dhe prindërit e saj ishin shtetas kosovarë, që kishin ardhur për pushime në Vlorë, raporton Top Channel.
Gjithashtu thuhet se adoleshentja para se të kryente vetëhedhjen, kishte pasur një debat të fortë me prindërit.
Nuk dihen ende shkaqet e tentimit të vetëvrasjes së adoleshentes, ndërsa po hetohet. Ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Sipas të dhënave nga ekspertët e fushës fëmijët nga 12-17 vjeç janë më të prekur nga depresioni dhe si pasojë marrin vendime të kryejnë akte ekstreme siç është vetëvrasja. Pandemia e Covid-19 ka pasur një ndikim të ndjeshëm tek kjo gjendje e rëndë psikologjike e kësaj gupmoshe, që i përjetojnë rëndë problemet në familje, debatet me prindërit apo pjestarët e tjerë.