Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku kanë humbur jetën dy vëllezër shqiptarë, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë tre persona të tjerë. Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti I rëndë ka ndodhur në rrugën Lamia – Livadeia, teksa shoferi shqiptar ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës. Si pasojë makina më pas makina ka përfunduar në lumë.
Konkretisht, në mënyrë fatale kanë humbur jetën 30 vjeçari dhe vëllai i tij 27-vjeç, ndërsa kanë mbetur të plasur tre pasagjerët e tjerë, një 31 vjeçar shqiptar, dhe një 29 dhe 22-vjeçar grek. Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.
Vlen të theksojmë se jo pak herë shqiptarët i ka ndjekur fati tragjik në vendin tonë fqinj, Greqi. Aksidentet kanë ndodhur në frekuencë të shpeshtë, duke lënë pas viktima. Kujtojmë që para nëj muaji në Greqi humbi jetën një 15 vjeçare shqiptare.
Mësohet se 15-vjeçarja ka qenë duke bërë shëtitje me të dashurin e saj dhe një çift tjetër, kur dhe ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën shqiptares dhe 23-vjeçarit. Makina me të cilën udhëtonin katër të rinjtë ka dalë nga rruga duke goditur një pemë dhe më pas janë përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që po kalonte aty në ato momente.