Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet e larta ulin konsumin e karburantit në vend, si ka ndryshuar situata brenda 4 muajsh

09:00 14/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Çmimet e larta kanë frenuar konsumin e karburanteve për të katërtin muaj radhazi.

Sipas të dhënave të doganave, në qershor, importet e karburanteve arritën në 45.2 mijë ton, duke shënuar një prënie prej 19.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tkurrja e importeve të karburanteve ka nisur që në muajin mars, kur filloi dhe shtrenjtimi i fotë i çmimeve, që arritën deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë në fund të muajit shkurt, si rrjedhojë e problemeve me furnizimin të shkaktuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Çmimet kanë vijuar të mbeten të larta dhe në muajt në vijim, pavarësisht ndërhyrjes së Bordit të transparencës, që i fikson nivelet tavan në mënyrë periodike, duke u luhatur aktualisht në rreth 240 lekë për litër.

Por, në qershor, rënia e importeve ishte më e larta e katër muajve të fundit (në mars importet u tkurrën me 16%, në prill me 12.6% dhe në maj me 17.8%), duke treguar për efektin afatgjatë që po jep shtrenjtimi i karburanteve në konsum (shiko grafikun: Importet e karburanteve në ton).

Sipas operatorëve të tregut, konsumi ka rënë sidomos në zonat kufitare, për shkak se makinat furnizohen në shtetet fqinjë, si Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi, ku nafta është rreth 20-30% më lirë. Edhe sezoni turistik nuk ka sjellë ndonjë rritje të dukshme, pasi makinat vijnë të furnizuara.

Rënie ka shënuar dhe konsumi nga biznesi, sidomos ndërtimi, që është stepur për shkak të çmimeve të larta të lëndëve të para.

Konsumi deri në vitin 2021 erdhi në rritje të vazhdueshme

Sipas të dhënave të Doganave, ndër vite konsumi i karburantit ka trend rritës dhe rekordin historik e ka arritur në vitin 2021 me shifrën prej 638,643 ton.

Siç shikohet nga grafiku: “Sasia e karburantit të hedhur për konsum 2011-2021”, konsumi ka pasur trendin rritës me përjashtim të viti 2014 për arsye të politikës fiskale, vitit 2020 për arsye të pandemisë dhe 6-mujorit aktual 2022 e ndikuar fort nga lufta në Ukrainë.

Ndër vite konsumi i karburantit ka trend rritës dhe rekordin historik e ka arritur në vitin 2021 me shifrën prej 638,643 ton./Monitor

Të lidhura

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliajn. Seanca u...

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Aktualitet

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

14:27 09/06/2025
Para
Kë njihni, Berishën apo Alibeajn? Ja si përgjigjet eurodeputeti gjerman

Kë njihni, Berishën apo Alibeajn? Ja si përgjigjet eurodeputeti gjerman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën për liri me garanci pasurore, Veliaj mbetet në burg

15:41 09/06/2025
Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Elvis Rroshi shpallet zyrtarisht i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:27 09/06/2025
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë në Berat

14:02 09/06/2025
Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

Dy të rinjtë humbën tragjikisht jetën me motor, miqtë u bëjnë një murale në vendin e ngjarjes

13:37 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.