Vilma Nushi nuk është një emër i panjohur, pasi kishte në dorë mjekësinë shqiptare me anë të projektit të “Check Up”.
Përfituesja e PPP “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro, është paraqitur para SPAK për të dhënë llogari.
Ajo del e përfshirë ne këtë mega-vjedhje, sipas dëshmisë së ish-zv/ministrit Klodian Rrjepaj. Rezulton se oligarkja e shëndetësisë shqiptare ka ‘punuar’ bashkë me Ilir Beqjan për të sajuar këtë koncesion, që kishte qëllim vjedhjen e taksave publike, pra praktikisht zhvatjen e qytetarëve.
Koncesioni ishte fillimisht 90 milionë Euro, ndërsa pas 1 viti, kontrata u bë 130 milionë Euro.
Sipas lëndës hetimore që ka bërë gati SPAK, është konstatuar se Vilma Nushi ka përftuar koncesionin me dokumente false, të pranuara dhe miratuara si të “të rregullta”, nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja që mesa duket ka bërë një “sy qorr”. Përveç vlerës 65 milionë më tepër se kostoja reale e shërbimit të PPP “Check-up”, që është përgjegjësi e Ilir Beqjes si ministër e Edi Ramës si kryeministër; SPAK ka konstatuar se Vilma Nushi, ka përfituar mjediset dhe energjinë elektrike e ujë falas te qendrat shëndetësore publike, ku kryhen kontrollet mjekësore.
Gjithashtu një tjetër pistë hetimi, SPAK ka dhe shitjen e koncesionit “Check-up” për 300 mijë Euro, nga 130 milionë Euro që është vlera e kontratës, duke ia dhënë një shtetasi anglez për të humbur gjurmët, i cili është burri i mbesës së Vilma Niushit (vajzës së motrës).
Vlen të përmendim se Vilma Nushi është pjesë e listës së njerëzve më të pasur në vend. Pas ardhjes në pushtet të socialistëve ajo u bë fituese e disa tenderave në shëndetësi.
Për të nuk gjen asnjë informacion në Wikipedia, apo në rrjetet sociale. Pavarësisht se flitet shumë, dhe dihet jo pak, Vilma Nushi është kujdesur me fanatizëm që profili i saj të jetë i ulët.
Kujtojmë që edhe para 2 vitesh, kur Vilma Nushi u infektua me Covid-19 u mjekua në Turqi si pasojë e një mungesës të një pajisje të domosdoshme në spitalet e vendit tonë.
Edhe pse ka përfituar koncesione me vlera marramendëse ato nuk janë investuar siç duhet duke krijuar mungesa të theksuara në shëndetin publik.