Ditën e sotme në Kamëz është grabitur një pikë poste, përballë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
Një person me kapuç, i cili dyshohet se kishte një pistoletë të vogël lodër, është futur në postë dhe i ka marrë pa dhunë sportelistes 100 mijë lekë të reja. Më pas është larguar në këmbë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ndërsa vijon krehja e zonës dhe kqyrja e kamerave për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit. Theksomë së Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Kujtojmë që para disa muajsh dy të rinjkanë grabitur Postën e Babrrusë në ku kanë arritur të marrin një shumë prej 200 mijë lekë të reja pasi kërcënuan punonjësit e sportelit. Ata kanë hyrë brenda Postës dhe nën kërcënimin e një doreze hekuri, e cila ngjasonte me një pistoletë, kanë marrë nga sporteli paratë dhe janë larguar në drejtim të zonës së Alliasit.