Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Bëhet me dije se ditën e sotme është shënuar një viktimë. Ndërsa për sa I përket rasteve të reja, nga 666 testime, 33 qytetarë kanë rezuktuar të infektuar
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 666 testime, 33 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 42 të shëruar në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.
Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.
Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Prill 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 666
Testime totale 1,791,981
Raste pozitive 274,462
Raste të shëruara 270,608
Raste Aktive 358
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 210
Vlorë 36
Berat 22
Fier 20
Shkodër 17
Korçë 15
Elbasan 14
Gjirokastër 13
Durrës 9
Kukës 2