Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kovës ka përditësuar të dhënat mbi Cocid-19, duke treguar bilancin e viktimave, infektimeve të reja dhe vaksinimit përgjatë 24 orëve të fundit.

Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.

Në total numri i rasteve aktive është 509.  Theksojmë se deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

13 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.823.985 doza të vaksinës.  Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.

Në total numri i rasteve aktive është 509.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!