Skip to content
Të Gjitha

Aksident i rëndë në Gjirin e Lalëzit/ Automjeti aksidenton për vdekje këmbësorin

· 1 min lexim

Aksidentet rrugore tashmë janë kthyer në makth jo vetëm të drejtuesve të automjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Ditën e sotme një tjetër aksident i tmerrshëm ka ndodhur me pasojë vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin Radë, afër Gjirit të Lalëzit, ku një 87-vjeçar banorë i fshatit ka mbetur i vdekur për shkak të përplasjes së fortë që ka pasur nga një automjet.

Policia tashmë ka nxjerrë detajet e para ku sqaron:

“E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësorë S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme”.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, megjithatë grupi hetimor tashmë ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë.