Skip to content
Të Gjitha

“Inkompetencë e plotë! Vazhdojmë edhe pa rektorin!” Rama paralajmëron Mynyr Konin

· 2 min lexim

Gjatë takimit të sotëm me studentë dhe përfaqësues të arsimit në kuadër të prezantimit të bibliotekës së parë dixhitale universitare, kryeministri Edi Rama ka akuzuar rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni për inkompetencë të plotë në kuadër të reformimit të universiteteve. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se rektori nuk ka shfaqur as vullnetin minimal për t’u bërë pjesë e këtij procesi.

“Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës, është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar, nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme.”- u shpreh ai.

Gjithashtu, kryeministri paralajmëroi dhe një ndërhyrje në ligjin e arsmit të lartë për të marrë kompetenca që aktualisht ky ligj i jep Universitetit.

“Ka ardhur koha që t’i referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem.  Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen.

Tani duhet të merret MA dhe Agjencia përkatëse që të lehtësojë aksesin e Universitetit të Tiranës në bibliotekën dixhitale pasi nuk ka asnjë lloj shprehje vullneti as minimal nga rektori i Universiteti të Tiranës.  Ne mund ti vazhdojmë objektivat edhe pa rektorin”, u shpreh Rama.