“Inkompetencë e plotë! Vazhdojmë edhe pa rektorin!” Rama paralajmëron Mynyr Konin
Gjatë takimit të sotëm me studentë dhe përfaqësues të arsimit në kuadër të prezantimit të bibliotekës së parë dixhitale universitare, kryeministri Edi Rama ka akuzuar rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni për inkompetencë të plotë në kuadër të reformimit të universiteteve. Në fjalën e tij, Rama është shprehur se rektori nuk ka shfaqur as vullnetin minimal për t’u bërë pjesë e këtij procesi.
“Kemi rezerva lidhur me drejtimin e Universitetit të Tiranës, është koha për ta adresuar imkompetencën e plotë dhe mungesën e vullnetit alarmant të konstatuar, nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës është e papranueshme.”- u shpreh ai.
Gjithashtu, kryeministri paralajmëroi dhe një ndërhyrje në ligjin e arsmit të lartë për të marrë kompetenca që aktualisht ky ligj i jep Universitetit.
“Ka ardhur koha që t’i referohemi ligjit për arsimin e lartë dhe të hapim një proces transparent për të adresuar këtë problem. Rektorari i UT është vendi për të gjetur zgjidhje dhe jo vendi ku problemet krijohen e zgjidhjet pengohen.
Tani duhet të merret MA dhe Agjencia përkatëse që të lehtësojë aksesin e Universitetit të Tiranës në bibliotekën dixhitale pasi nuk ka asnjë lloj shprehje vullneti as minimal nga rektori i Universiteti të Tiranës. Ne mund ti vazhdojmë objektivat edhe pa rektorin”, u shpreh Rama.