Ditën e sotme në përshkallëzimin e protestës së tyre të zhvilluar prej 5 muajsh tashmë, banorët e Laprakës kanë bllokuar rrugën dhe janë përplasur me drejtues të automjeteve që qëndrojnë të bllokuar në trafik.
Në fillim të protestës një makinë me targa të Kosovës është përplasur me protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën pasi autoritetet do të shembin shtëpitë për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Protesta e tyre bëhet për faktin se nuk janë kontaktuar nga asnjë prej autoriteteve për të bërë të mundur nënshkrimin e një marrëveshje sa i përket dëmshpërblimit me vlerë tregu në mënyrë që asnjë prej familjeve të mos mbetet në qiell të hapur.
Sipas banorëve janë 654 banesa të cilat janë projektuar për t’u shembur dhe shqetësues ishte fakti që asnjë prej deputetëve të opozitës nuk ishte paraqitur për t’i mbështetur. Gjatë fjalës banori i zonës tha se në Shqipëri nuk ka as opozitë pasi sipas tyre Lulzim Basha është “blerë” nga Edi Rama.
“Kemi lajmëruar që sot në orën 17:00 madje e kishim me përshkallëzim që të bllokonim sheshin shqiponja. Janë njoftuar mediatikisht uniformat blu kam dërguar shkresën në komisariatin numër 3 me numër ID e kam cuar, prandaj policia nuk paardhur dhe krijon një kaos. Unë kam një dokument Besnik dervish sefa, është bërë aplikimi në 2010. Janë 11 vite që këta kanë shpërdoruar detyrën dhe Ulsi manja që del thotë se ka arrestuar punonjës të kadastrës, të hetohet ARSH përse u devijua projekti, ne kemi jetuar që në 93 në këtë zonë. Ne kemi blerë pronën e kemi me kontratë shit-blerje, është devijuar projekti shemben 654 banesa duhet të shemben vetëm 110 janë të pajisur me certifikatë.
I kemi ftuar që ti dëgjojmë dhe të paraqesim problemet, jo vetëm një herë por cdo ditë, kemi dërguar edhe shkresa zyrtare të gjithëve edhe institucionit të kryeministrit. Ministrja thotë që nuk ka protestë kjo është e turpshme, është e njëjta skemë që po përdoret tek zona 5 maji, pas datës 19 janar nuk mban kush përgjegjësi. Ata nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, u ka dhënë vetëm një letër bakalli. Ndërsa në këtë zonë nuk kanë ardhur fare, kanë sjellë Paulin Stërkajn. Do tja cojmë protestën në Surrel do ti rrethojmë shtëpinë kryeministrit, ti themi që ka protestë dhe ti nuk e ke parë, do të përshkallëzojmë protestën. Kanë kohë edhe një javë që të reflektojnë më pas ne do të përshkallëzojmë protestën”, tha banori./faxnews