Edhe SHBA-të janë duke “hapur sytë”për çështjen e Kosovës dhe deklarata e fundit e tregon më së miri këtë gjë, aq sa ka shkaktuar shqetësim edhe tek Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç është shprehur i çuditur nga deklarata që ka bërë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ku shprehet se nuk duhet fajësuar vetëm Prishtina për marrëdhëniet e këqija mes dy shteteve.
Kanë qenë mediat serbe ato që janë shprehur se Vuçiç ka thënë:
“Unë jam i habitur nga deklarata e Scott. Ndalu, burrë. Ata thonë se ndajmë fajin. Thuaj, çfarë është faji ynë?”
Përgjigjja ndaj Vuçiç do të ishte shumë e thjeshtë “Viti 1999 dhe Kosova shtet”, megjithatë kjo mbetet në dorë të personave përgjegjës të cilët mund të zgjedhin një rrugë zyrtare ose jo për t’iu treguar se ku qëndron “faji” i tyre.
Megjithatë nëse kthehemi pak pas në kohë, dialogu Beograd-Prishtinë është lënë pezull për shkak të vendosjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe që hyjnë në territorin kosovar.
Mirëpo ky veprim i Kosovës duket se ka ardhur pasi Serbia ishte angazhuar që të lobonte në disa vende për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Të gjendur para këtyre fakteve, edhe Brukseli edhe Uashingtoni është duke kërkuar që të ndërmerren masat e duhura dhe dialogu mos të pengohet.