Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kriza në Ukrainë/ Përfundon takimi Biden-Putin, ja çfarë pritet të ndodhë

19:14 07/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë të martën me presidentin rus Vladimir Putin përmes një video-konference, mes një rritje të numrit të trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, që ka ngritur shqetësimin e një sulmi nga ana Moskës.

Presidenti Joe Biden do të jetë virtualisht përballë homologut të tij rus për t’u përqëndruar në vendimin e fundit të Presidentit Vladimir Putin për të grumbulluar trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë.

Ky veprim ka ngritur shqetësimin për një tjetër konflikt mes Rusisë dhe fqinjit të saj më të vogël, të dyja ish-republika sovjetike. Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se Ukraina është në krye të listës së çështjeve që dy udhëheqësit do të diskutojnë.

“Është një mundësi për të diskutuar një sërë temash në marrëdhëniet SHBA-Rusi, përfshi stabilitetin strategjik, çështjet kibernetike dhe rajonale. Sigurisht që edhe shqetësimet tona për aktivitetet ushtarake në kufi do të jenë një pjesë e rëndësishme e diskutimit”.

Për javë të tëra, forcat ruse janë grumbulluar përgjatë kufirit ukrainas – siç shihet në imazhet satelitore. Zyrtarët amerikanë të inteligjencës vlerësojnë se ka rreth 70,000 trupa.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy vizitoi trupat në rajonin lindor të Donetskut dhe tha se forcat e tij janë të afta të përballojnë një ofensivë ruse.

Kur presidenti Biden priti homologun Zelenskiy në Shtëpinë e Bardhë në shtator, ai e siguroi atë se Shtetet e Bashkuara ishin “të vendosura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus”.

Por, analistët thonë se nuk është e qartë nëse Bideni do të arrijë të fitojë ndaj udhëheqësit rus, i cili po përballet me zgjedhjet e vitit 2024 dhe e ka cilësuar veten si një udhëheqës të fortë dhe të fuqishëm.

“Më vjen shumë keq për Shtëpinë e Bardhë, sepse këto biseda nuk kanë peshë. Një nga ndihmësit më të afërt, Nikolai Patrushev, i cili është kreu i këshillit të sigurimit, e ka përsëritur vazhdimisht, ‘Jo, ne nuk po sulmojmë askënd. Ne jemi në territorin tonë, kemi të drejtën e plotë si vend legjitim, si vend sovran, të vendosim trupat tona kudo që dëshirojmë. Nuk do të ketë agresion’. Jam i sigurt se ky do të jetë thelbi i bisedës”, thotë Leon Aron me Institutin American Enterprise.

Jen Psaki tha se administrata po përgatit një sërë lëvizjesh ekonomike – si sanksionet – për të bindur Moskën të dëgjojë.

”Ajo që Bideni duhet të bëjë në këtë rast është të shkojë përtej normave. Dhe kjo mund të jetë heqja e Rusisë nga rrjeti bankar SWIFT. Komplikimi i aftësisë së Rusisë për të kryer biznes në mbarë botën sigurisht që do ta bënte mjaft të qartë se ka kosto të konsiderueshme. Pyetja, natyrisht, është nëse Rusia beson se mund t’i përballojë këto kosto. Pra, nëse kjo pengesë ekonomike nuk është e mjaftueshme, atëherë do të mbetemi vetëm me reagime vërtet të dobëta politike për t’u marrë me sjelljet e këqija të Rusisë”, thotë analisti Lohsen.

Kjo është një marrëdhënie që është përkeqësuar dukshëm mes të dy udhëheqësve. Por a do të arrijnë ata të paktën ta shohin njëri-tjetrin në sy këtë herë?/VOA

 

Të lidhura

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit

Rrjeti i Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror IRIB, pretendon se ka qenë objektiv i një...

17:42 16/06/2025
Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën
Bota

Vrasja e Gentiana Hudhrës nga ish-bashkëshorti/ Komuniteti italian organizon homazhe për viktimën

Një tjetër krim makabër ka tronditur opinionin publik në Itali, këtë herë në qytetin Tolentino të provincës së Maceratës. Gentiana...

17:16 16/06/2025
Para
Escobar viziton Shqipërinë, Basha tregon çfarë do të bisedojë

Escobar viziton Shqipërinë, Basha tregon çfarë do të bisedojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

Vogëlushja 3-vjeçare gëlltit 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë

18:45 16/06/2025
Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

Atentati në Lundër/ Zbardhen detaje të reja

18:30 16/06/2025
BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

BMW del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduar në Korçë

18:20 16/06/2025
Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

Arbjan Mazniku në SPAK: Dosja që mund të fundosë jo vetëm një ministër, por një sistem

18:11 16/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.