Dashi
Mos nxitoni të shprehni mendimin tuaj. Dëgjoni me kujdes të tjerët. Nuk është dita për të qenë pionier. Mund të bëni lëvizje të shkëlqyera në karrierë nëse jeni të hapur ndaj mundësive që ekzistojnë rreth jush.
Ngjyra me fat: Krom
Numri me fat: 6
Demi
Dita fillon me një mendim të ri. Shqetësimi juaj do të çojë në një ndryshim të planeve. Sot mund të jeni tepër emocional. Ju duhet të kaloni pak kohë duke reflektuar mbi përvojat dhe përfshirjet e kaluara.
Ngjyra me fat: E argjendtë
Numri me fat: 2
Binjakët
Marrëdhëniet tuaja mund të përjetojnë sot krizë pasi nuk jeni më aq të ndjeshëm. Kjo është një kohë e mirë për punë dhe çështje financiare. Një kohë kur mund të nisin projekte të reja.
Ngjyra me fat: Mjaltë
Numri me fat: 3
Gaforrja
Ajo që bëni dhe thoni nuk mund të ketë miratimin e të gjithëve sot. Jeni përpjekur t’i kënaqni të gjithë, gjë që ju ka lënë pak energji për të kënaqur veten. Pra, ndaloni së vepruari për të kënaqur njerëzit e tjerë.
Ngjyra me fat: Bezhë
Numri me fat: 5
Luani
Merrni thashethemet me pak rëndësi dhe do të shmangni përplasjet me të afërmit. Ju do filloni t’i shikoni problemet tuaja nga një këndvështrim më i mirë për shkak të mbështetjes nga familja juaj.
Ngjyra me fat: Blu
Numri me fat: 8.
Virgjëresha
Mërkuri ju shtyn të merrni lojëra kumari që zakonisht do t’i shmangnit. Hëna ju ndihmon të gjeni gjuhën e përbashkët me një person më të ri.
Ngjyra me fat: Pjeshkë
Numri me fat:4
Peshorja
Jeni nervoz sot dhe i befasoni të tjerët me një zemërim nervoz. Kujdes. Mundohuni të mos e kaloni nervozizmn në nivele të larta. Një anëtar mashkull në familje ka nevojë për kohën dhe vëmendjen tuaj. Fëmijët janë kërkues dhe nervat janë të acaruara në shtëpi.
Ngjyra me fat: Jeshile. Numri me fat: 9.
Akrepi
Ju jeni inteligjent, por ndonjëherë është mirë të dëgjoni zemrën tuaj dhe jo mendjen tuaj. Durimi nga ana juaj është shumë i rëndësishëm. Roma nuk u ndërtua brenda një dite dhe as romanca nuk ndërtohet aq shpejt.
Ngjyra me fat: Kafe
Numri me fat: 7.
Shigjetari
Do të ketë komunikime, ndërprerje, ndryshime orari gjatë ditës së sotme. Ju mund të filloni gjërat ose të shtyni një projekt.
Ngjyra me fat: Gri
Numri me fat: 1
Bricjapi
Një ditë kur mund të bëni gjëra të rëndësishme. Vëllezërit e motrat do tregojnë mbështetje ndaj jush. Tërheqja nga një situatë e ndjeshme nuk është e shëndetshme. Duhet të komunikoni më shumë me miqtë dhe kolegët.
Ngjyra me fat: Opal
Numri me fat: 2.
Ujori
Një mik mund të jetë gjithashtu një admirues i juaj fshehtë. Aftësitë tuaja analitike dhe qasja logjike nuk do të ndihmojnë në çështjet e zemrës
Ngjyra me fat: Jeshile ( jade)
Numri me fat: 5.
Peshqit
Planet e pushimeve duhet të realizohen, ndërsa një armik i vjetër kthehet në mik Ka një arsye të vlefshme për gjithçka që ndodh sot, megjithëse mund të mos bëhet e qartë për shumë kohë.
Ngjyra me fat: Portokalli
Numri me fat: 6