Zbardhen mesazhet në rrjetet sociale se si bëhet thirrje për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Lajmi për kërcënimin e tij është bërë i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ndërkohë që Njësia Speciale ruan shtëpinë e Kurtit.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, pohoiKryeziu.
Gazeta Insajderi ka siguruar një njoftim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti. Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë. Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.
Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë.
Kujtojmë që kërcënimi ndaj Kurtit mori vëmendjen edhe të mediave serbe, të cilat shkruajtën: “Kurti u kërcënua. Kërcënime i janë dërguar kryeministrit Albin Kurti, të cilat e kanë rritur nivelin e sigurisë së tij, njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës”, kështu ,shkruante media serbe, B92.