Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë ditën e djeshme , ku një Genci Koreta, 39 vjeç ka vrarë më armë zjarri me armë zjarri xhaxhain e tij 64-vjeçar, e më pas ka vrarë veten.
Mbetet ende dilemë motivi i krimit të rëndë të ndodhur dje në fshatin Mekat të Vlorës, ku humbën jetën xhaxha e nip. Edhe të afërmit ngrenë supet duke mos ditur t’i përgjigjen pyetjes se çfarë e shtyu 39-vjeçarin Genci Koreta të vriste me armë gjahu xhaxhain e tij Jorgjin e më pas të vetëvritej me të njëjtën armë pak metra më tutje.
Në një prononcim për gazetarin Enrik Mehmeti, një mik i familjes tha se Genci ishte djalë i urtë dhe i qetë dhe se nuk kishin pasur kurrë konflikte më parë.
Ai tregoi dhe si u gjetën xhaxha e nip nga të afërmit.
“Unë pyeta të atin, ai më tha në orën 3 janë vrarë. Kur vajtëm ne në orën 6 gjetëm një të shtrirë andej, një të shtrirë këtej tha. Ku e dimë ne kush ka qëlluar, vetëm nipi tha i ati kishte armën në dorë. Xhaxhai i tij dhe kryeplaku ishin të parët, ata lajmëruan. Unë i kam miq dhe konflikt apo ndonjë ngatërresë kurrën e kurrës. Ai ishte djalë që i thoshe plaç, ai nuk thoshte ngordhsh, ai thoshte faleminderit. Djalë i urtë, djalë i qetë. Por edhe ai, Jorgji, vdiq i biri që e vranë në Greqi, erdhi e mori, e varrosi, edhe ai iku me plagë, me zemër të djegur. Këtu në fshat s’kemi pasur kurrë ndonjë ngjarje të tillë”, tha i afërmi i familjes Koreta.