Situata aktuale e Covid-19 në Shqipëri është në tendencë për rritje të numrit të rasteve.
Theksojmë se Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 2680 testime janë evidentuar 444 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë 4 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit. Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti u shpreh për “Vizion Plus”se javët e fundit po përjetojmë një rritje të rasteve të reja me COVID.
Ai shprehet se me ftohjen e motit, njerëzit qëndrojnë më shumë në ambiente të brendshme, duke krijuar me grumbullime të mëdha të cilat bëhën shkak për përhapjen e infeksionit.
Alimehmeti bëri apel që të shmangen grumbullimet e njerëzve, pasi janë burim i infektimeve massive. Mjeku shprehet se tani po përjetojmë një rritje të rasteve dhe humbjet e njetës janë diçka shqetësuese.
“Gjatë muajit tetor, patëm një rënie të vazhdueshme të rasteve, deri nga 15 tetori. Tani po përjetojmë një rritje të re të rasteve. Le të shpresojmë që është diçka që do të zbresë, por për momentin nuk ka dhënë shenja. Spitalet kanë qëndruar gjatë këtij muaji 150-160 shtruar, në mënyrë të qëndrueshme. Me ftohjen e motit, njerëzit kanë tendencë që të qëndrojnë në ambiente të brendshme, kemi pasur aktivitete me grumbullime të mëdha, siç ishte ndeshja e kombëtares. Grumbullimet e këtij tipi ne duhet t’i evitojmë. Të kesh vetëm infektime, nuk ka ndonjë shqetësim të madh, duhet të shohim humbjet e jetës, kjo është e dhënë kryesore, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës”, u shpreh Ilir Alimehmeti.