Fifi dhe Granit Cana po komentoheshin prej ditësh se mes tyre mund të lindë diçka më shumë se thjesht miqësi brenda ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ata kanë shfaqur herë pas here afrimitet mes tyre, gjë që i ka nxitur këto zëra. Në këtë raport mes dyshes nuk ka munguar as xhelozia nga ana e Fifit.
Madje, prej ditësh është pritur gjithashtu që dyshja të shkëmbejë një puthje në buzë, gjë që nuk ndodhi kurrë.
Për më tepër, gjërat kanë marrë tjetër rrjedhë së fundmi në “Big Brother VIP”.
Pas puntatës së të premtes dhe përfundimit të emisionit, Graniti ka vendosur të sqarojë marrëdhënien e tij me Fifin. Ai është shprehur se e do shumë si person, por s’e sheh të ndodhë diçka mes tyre.
“I thashë që e dua shumë si person, por smund të ndodhi diçka mes nesh”, ka pohuar Graniti teksa i ka treguar banorëve situatën.
View this post on Instagram
Fifi është lënduar nga tërheqja e Granitit, ndërsa Semi u shpreh se konkurrenti s’duhet të ndihej fajtor, por bëri mirë që shprehu ashtu siç ishin ndjenjat e tij.
View this post on Instagram