Mbrëmjen e sotme në Për’Puthen është transmetuar takimi i Argjendit me Alvisën. Si Argjendi ashtu edhe Alvisa janë shprehur se kanë dashur të dalin në takim me njëri-tjetrin, por kanë pritur momentin e duhur.
Por në takim nuk kanë munguar as komentet për Mikeklën, të cilën e quajti një vajzë që të hidhet në krah për gjëra të kota. Po ashtu ai ka folur edhe për Ritvanën, për të cilën ka thënë se i është zbehur pëlqimi.
Gjithashtu ai ka thënë se gjëra të bukura po vijnë.
“Po ndihem shumë mirë. Disa gjëra ndjehen me disa persona të caktuar dhe më vjen mirë që ndihem kështu. Kur një femër të hidhet në qafë edhe për gjëra të kota, siç edhe më ka ndodhur mua më step. Kohët e fundit kam pasur dyshime, e kam pasur edhe pëlqim që s’ka pas filluar dhe po fillon tani. Kam pasur një pëlqim që me thënë të drejtën është zvenitur shumë. Por gjëra të bukura po vijnë”, tha Argjendi.
Nga ana tjetër Mikela nuk ka pritur shumë për t’iu kundërpërgjigjur Argjendit.
Teksa ironizoi deklaratën e Argjendit se Alvisa ka qenë një nga pëlqimet e tij prej fillimit, ajo e pyet se si u ndje kur Bashkimi e ftoi në kërcim Alvisën.
Argjendi: Kam pasur pëlqim, por më pas ka shkuar duke u zhduk. Mua Mikela nuk më pëlqen, ndryshe
Mikela: Kush nuk të zgjedh ty nuk bën më. E dimë të gjithë këtë gjë. Si u ndjeve kur bënë kërcim Alvisa dhe Bashkimi?
Argjend: Nuk u ndjeva mirë se Alvisa është nga pëlqimet e mia.
Mikela: Të pash që duartrokite. Të kesh pëlqim edhe të duartrokasësh për kërcimin nuk më bën sens.
Argjend: Nuk mund të jem kaq cinik, por e di që Alsia dhe Bashkimi e kanë një njohje të lënë pezull dhe shumë mirë që e vazhduan, sepse kjo më ndihmon edhe mua që ajo të jetë me e qartë me mendimet e veta nëse njohja jonë vazhdon. Nëse do më kishte ardhur një kërkesë për takim nga Mikela do e kisha refuzuar sepse nuk mendoj se mund të ketë diçka mes nesh.
Mikela: Ka të bëjë deklarata që unë bëra kur u bë debati, që i thash se do rrinte për një kohë të gjatë aty dhe që aty u agravua.