Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas përfundimit të mbledhjes së Kabinetit Qeveritar ka dalë në një deklaratë për mediat ku dhe ka bërë me dije se paga e mësuesve do të rritet me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.
Kushi ka bërë me dije se do të rritet dhe paga e punonjësve psiko-sociale në shkolla, pasi në këtë mënyrë bëhet dhe vlerësimi i kontributit të tyre të dhënë gjatë periudhës së pandemisë.
Gjithashtu ajo ka thënë se këtë herë do të ketë edhe një buxhet të dedikuar për Universitetet.
“Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra.
Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.
Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre.
Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian.
Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”, tha Kushi.
Zgjedhjet parlamentare/ Ja cilën datë propozon PS
Përfaqësues të Partisë Socialiste kanë propozuar 11 majin 2025 si datën e zgjedhjeve, një propozim i bërë nga Blendi Klosi...