Skip to content
Kronikë

Parandalimi dhe goditja e krimeve mjedisore, ja sa persona procedoi policia e Beratit

· 3 min lexim

Pesë persona janë proceduar në Berat për veprën krim kundër mjedisit.

Njëri prej tyre kishte nxjerrë pllaka dekorative nga mali i Tomorrit, një tjetër kishte  prerë dru në pyje dhe po i transportonte pa asnjë lloj dokumentacioni.

Ndërkohë një shtetas tjetër kishte  filluar ndërtimin e një objekt, pa leje nga autoritetet përkatëse.

Në njoftimin e policisë thuhet se ajo do vazhdojë të godasë krimet mjedisore.

Njoftimi i Polisisë së shtetit:

DVP Berat

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore.

Procedohen penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të kontrollit të ushtruar për evidentimin dhe parandalimin e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht 5 shtetas.

F.D., 39 vjeç, banues në Novaj, Skrapar, pasi u konstatua nga shërbimet e IKMT, në vendin e quajtur fabrika e ujit “Bogova”, me një mjet të ngarkuar me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit F.Z., 44 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat dhe Ç.K., banues në lagjen “Estref Caka”, Çorovodë, pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjet, lëndë drusore, pa dokumentacion dhe pa leje përkatëse.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal, u procedua penalisht shtetasi N.S., 54 vjeç, banues në Skrevan, Dimal, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në bashkëpunim me IKMT, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje.

 

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi i shtetasve:

A.Sh., 24 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Market Berat”, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

F.H., 47 vjeç, pasi në aksin rrugor Kombinat-Ypsilon, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 47 vjeçe, banuse në Berat, e cila pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.